Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë një rrjetet sociale një foto krah dr. Harie Imera e cila shërben në spitalin e Sarandës. Manastirliu shprehet se prej 33 vitesh, ajo punon me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve të Sarandës por edhe pushuesve të shumtë në këtë qytet.

“Prej 33 vitesh dr.Harie Imera u shërben me përkushtim dhe profesionalizëm qytetarëve të Sarandës, por edhe pushuesve të shumtë në këtë qytet. Mirënjohje për punën e palodhur në gjithë këto vite”, shkruan ministrja.