Një aksident tjetër i rëndë është regjistruar sot në fshatin Fushë-Peshtan në qytetin e Poliçanit. Një automjet tip Benz Fuoristradë, me targa AA 029 CS ka humbur kontrrollin, duke dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi rreth 15 metra.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Fushë-Peshtan në Poliçan rreth orën 19:45 të mbrëmjes së sotme.Pas rrëzimit, drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina duke bërtitur “Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut”.

Mësohet se shoferi Roland Memetllari,banues në Patos të Fierit po kthehej nga Mali i Tomorrit, ku kishte shkuar një natë më parë për t’u bërë pjesë e peligrinazhit të shenjtë.