Presidenti Macron ka paralajmëruar se duhet të tregohemi vigjilentë, pas sulmit vdekjeprurës në Kabul, pasi Shteti Islamik mbetet ende një kërcënim. Deklarata e tij vjen disa orë pasi qeveria njoftoi se Franca po përfundonte operacionin e saj të evakuimit në Afganistan.

“Ne të gjithë e dimë se ne duhet të forcojmë mbrojtjen sepse Shteti Islamik mbetet një kërcënim dhe lufta kundër grupeve të tilla terroriste është një përparësi e qeverisë.” tha Macron pas një takimi me kryeministrin irakian Mustafa al-Kazimi në Bagdad.

Një samit me udhëheqësit e Lindjes së Mesme do të fillojë mesditën e sotme në kryeqytetin irakian.

“Në më pak se dy javë, trupat franceze kanë përfunduar operacionin për të evakuuar pothuajse 3,000 persona, përfshirë më shumë se 2,600 afganë që u zhvendosën në Francë,” shkroi ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parley në Twitter