Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së që të pranojnë refugjatë afganë, pas marrjes së pushtetit nga talebanët. “Ne kemi nevojë për një zgjidhje evropiane”, tha Asselborn. “Do të ishte për të ardhur keq nëse vendet e BE-së refuzojnë të marrin refugjatë dhe nëse BE-ja me 450 milionë qytetarët e saj nuk do të arrijnë të marrin gra dhe fëmijë, në veçanti”, theksoi ai.

Ministri shtoi se kishte një tendencë “të presim dhe të shohim”, kur bëhet fjalë për ofertat për të marrë njerëz dhe “kjo më trishton”. Bashkimi Evropian pret një rritje të mprehtë të numrit të personave, të cilët duan të largohen nga Afganistani.