Sapo mbaroi koncertet, Ledri Vula ju bashkua partneres së tij, Sarës dhe vogëlushes, Poem Blu për disa ditë pushime. E gjithë familja Vula pushoi në brigjet e jugut dhe kohën e kaluar së bashku e kanë shijuar në maksimum. Reperi ka publikuar ditën e sotme disa imazhe shumë të ëmbla me të bijën dhe ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë prindërit.

“Në fund, fëmijët nuk do të mbajnë mend atë lodrën e shtrenjtë që ju bleve, por të do të mbajnë mend kohën që kalove me ta”, shkruan Ledri përkrah postimit.

Kujtojmë se Ledri u bë baba për herë të parë në dhjetor të vitit të shkuar. Ai kishte pak kohë që kishte bërë lidhjen e tij me Sara Hoxhën publike, pasi u zbulua se ishin në pritje të një fëmije.

I ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Pardon My French”, reperi zbuloi se si e kuptoi se Sara ishte e duhura për të. Ai tregoi se ata kanë 3 vite lidhje me Sarën, ndërkohë që marrëdhënien e bënë publike në prill të 2020-s.

“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim. Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionua