Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka uruar Ditën e Ashures për të gjithë besimtarët bektashianë teksa ka zhvilluar një vizitë në Teqenë e Baba Xhemalit në Elbasan. Ajo shkruan se ka vizituar vendin e shenjtë për të përcjellë lutje për më shumë paqe për të gjithë njerëzit.

“Gëzuar dhe urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë në Ditën e Ashures!

Sot, në Teqenë e Baba Xhemalit në Elbasan, për të uruar këtë festë të veçantë dhe për të përcjellë lutjet për më shumë paqe, mirësi e begati për të gjithë njerëzit!”, shkruan Kushi.