Situata e zjarreve mbetet shqetësuese edhe në Kosovë, kryeministri Albin Kurti është shprehur se ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me komunat ku vatrat e zjarrit janë paraqitur më të rrezikshme.

Në një komunikim për mediat Kurti theksoi se institucionet janë në gatishmëri dhe është kërkuar ndihma e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sipas kryeministrit mbajtja e zjarreve në kontroll mbetet një sfidë, ndërsa u shpreh se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

“Po bëhet gjithçka që kemi mundësi. Komunat fqinje po ndihmojë komunat e rrezikuara. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm më ta dhe me mundësitë që kemi po bëjmë më të mirë. Kemi kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës për çdo rast emergjente. Tani si institucione po mobilizohemi maksimalisht. Besoj që mbajtja në kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet sfidë për vendit, por duke falënderuar edhe qytetarëve kemi arritur që aktualisht dëme në njerëz”, tha Kurti.