Klea Huta është mjaft aktive në rrjete sociale dhe herë pas here zhvillon intervista virtaule me ndjekësit e saj. Një pjesë e madhe e tyre janë të interesuar për jetënshowtime private të moderatores dhe herë pas here nuk mungojnë pyetjet për vogëlushin e saj e për zgjerimin e familjes.

Dikush nga ndjekësit e ka pyetur ditën e sotme se kur do bëhet me vajzë, një pyetje që Kleas nuk i ka pëlqyer aspak.

“Ne ask mbizoteron kjo pyetje. Se kuptoj gjithe kete interes. Cdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale ne jete. Dhe si mund te beni nje pyetje kaq personale (kjo ndodh pergjithesisht ne vendet e ballkanit dhe ne shoqerite me mentalitet te ulet) qe ndoshta dike mund ta lendoje shume sepse nuk po ngelet dot shtatzene apo ka zgjedhur te mos mendoje per kete por te shijoje ate qe ka ose thjeshte nuk do”, i është përgjigjur Klea.

Pas lindjes së Krid, prezantuesja bukuroshe nuk ka qenë më aq shumë aktive në televizion. Megjithatë, ajo ka qenë e angazhuar me akademinë e saj më të re të aktrimit.

Kjo gjë i ka bërë ndjekësit e saj të dyshojnë se mos ndoshta ajo nuk do t’i kthehet më televizionit dhe do të vazhdojë me biznesin e saj dhe rolet si aktore. Në një ‘bisedë online’ të bërë pak ditë më parë me ndjekësit e saj, e pyetur nëse do t’i rikthehet në shtator ekranit, Klea na gëzoi të gjithëve me përgjigjen e saj.

“Për të mos ikur më kurrë”, u përgjigj ajo.