Kryeministri Edi Rama tha se mandati i dytë mbyllet me një notë pozitive, ku qeveria ia doli të kalonte të dy sfidat atë të tërmetit dhe pandemisë. Ai ka pasur edhe një apel të fortë për qytetarët që të vaksinohen pasi sgmangin fatalitetin nga COVID-19 dhe se të gjitha vaksinat janë efektive.

“Mbyllet me një notë pozitive besoj unë puna e një mandati të vështirë ku tërmeti dhe pandemia diktuan një forcë të pashembullt ndryshimi e prioriteteve tona qeverisës. Edhe nuk ka mbaruar pandemia dhe as ka përfunduar rindërtimi, por me të duyja kemi marrë një avantazh të konsiderueshëm. Përtej konsideratave dhe kritikave për menaxhimin e dy krizave do të jetë në gjurmët e historisë së qeverisjes në këto 30 vite. Kemi ende fatalitet nga pandemia fatkeqësisht, por këto janë edhe një mësim domethënës për rëndësinë jetike të vaksinimit,. askush prej atyre që marrin frymë nga respiratorët nuk është i vaksinuar, ndërkohë që disa të vaksinuar nuk shfaqin shenja të rëndimit të gjendjes dhe të kenë nevojë për intubim. Për skeptikët e Sinovac mbase velen e dhëna se të shtruarit ndahen përgjysmë, të vaksinvaksinuarit me Pfizer dhe me Sinovac. U bëj apel atyre që të bëjnë vaksinën dhe të mos humbasin kohë dhe të heqin mendime te gabuara se Pfizer bën dhe sinovac jo. Vaksina duhet të bëhet patjetër”, tha Rama.