Kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj priti në zyrën e tij deputetin kosovar të partisë së AAK-së, Daut Haradinaj, i cili kandidon për kryetar Bashkie të Prishtinës.

Gjatë takimit mes Haradinajt dhe Veliajt u fol për bashkëpunim mes dy qyteteve.Teksa Veliaj vlerësoi fushatën aktuale për kryetar Bashkie në Kosovë kur tha se mënjanohen sulmet personale dhe fokusi është tek idetë dhe programet.

“Mikprita sot në Bashkinë Tiranë mikun tim Daut Haradinaj për të shkëmbyer ide mbi qytetet tona! Nuk është sekret – të tre kandidatet gjer më tash në Prishtinë janë miq të mirë! Madje është një leksion për viset tona fushata që po bëjnë me ide e jo sulme personale! Bravo!” – postoi kryebashkiaku i Tiranës në Twitter.

Daut Haradinaj është kandidati i partisë AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë në 17 tetor.