Kina ka premtuar se do të shpërndajë dy miliardë doza vaksinash këtë vit dhe do të dhurojë 100 milion dollarë për Covax, sipas një deklarate të presidentit Xi Jinping.
Më 16 korrik, presidenti Xi premtoi tre miliardë dollarë ndihmë për vendet e varfra në luftën kundër COVID-19 gjatë një takimi online me krerët e shteteve të vendeve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësorit (APEC).

Ndihma financiare ka për qëllim të ndihmojë vendet në zhvillim të kapërcejnë pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë. Javën e kaluar zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian tha se Kina tashmë ka siguruar më shumë se 700 milionë doza vaksinash për vendet e tjera që nga fillimi i vitit. Premtimi vjen pas njoftimit të Presidentit Joe Biden se Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar mbi 100 milionë doza në vendet e tjera. Duke filluar nga fundi i këtij muaji, Uashingtoni do të dërgojë 500 milionë doza shtesë të Pfizer, në 100 vende me të ardhura të ulëta.