Që kur talibanët morën në kontroll Kabulin të dielën, e gjithë bota ka parë përpjekjen e dëshpëruar të shumë kombeve për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve të tyre dhe afganëve më të rrezikuar. Deri më tani, vendi që ka strehuar më shumë afganë është SHBA-ja.

SHBA: Ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz deri më tani, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit. Uashingtoni është zotuar se do të evakuojë 22,000 afganë dhe 15,000 amerikanë që janë ende në vend. Mbretëria e Bashkuar: Rreth 1,200 persona janë evakuuar që nga e diela përfshirë afganë. Vendi synon të strehojë rreth 1.000 persona në ditë; Gjermania: 900 persona që nga e diela, përfshirë 100 afganë;Franca: 209 persona, përfshirë 184 afganë; Spanja: 53 persona; Holanda: 35 persona- vendi synon të strehojë 1,000 punonjës afganë dhe familjet e tyre; Danimarka: 84 persona; Hungaria: 26 persona; Polonia : 50 persona; Republika Çeke: 46 persona; Japonia: 12 punonjës të ambasadës; Australia: 26 persona; India: 170 persona; Turqia: 552 persona; Zvicra: Pritet të strehojë 230 punëtorë afganë

Ndër vendet që pritet të strehojnë afganë janë Shqipëria edhe Kosova. Sipas një interviste të kryeministrit Edi Rama për mediat spanjolle, vendi pritet të strehojë 1 000 afganë brenda javës