Loredana dhe Mozzik janë padyshim një makineri hitesh dhe jo vetëm. Çdo gjë që ata bëjnë prodhon lajm dhe së fundmi dyshja kanë qenë kryefjala e mediave dhe portaleve. Vetëm pak kohë pas ribashkimit, ku gjërat po shkonin më së miri mes tyre dhe po lançonin albumin më të ri “No Rich Parents”, mes tyre duket se ka ndodhur sërish një krisje.

Pas postimeve të njëpasnjëshme të dyshes që habitën ndjekësit e tyre, ku Mozzik shprehej se “Vetëm se të mungon dikush, nuk do të thotë se ke nevojë për të në jetën tënde” dhe më pas Loredana me dedikimet dhe tatuazhin e një zemre të thyer, të gjithë dyshuan për një ndarje mes tyre.

Jo vetëm kaq, por çifti i artistëve nuk ndiqen më as në rrjete sociale.

Së fundmi, Loredana ka publikuar një fotografi ku duket me sytë e mbyllur në një dhomë me vajzën e saj, Hana. Ajo që ka bërë përshtypje është mbishkrimi me të cilin ka shoqëruar foton, Kaq e lumtur”, shkruan reperja.

Nuk dihet nëse Loredana po tregon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se është shumë e lumtur dhe asnjë lajm nuk është i vërtetë apo është e lumtur se ka lënë pas një lidhje toksike?

Para këtyre thashethemeve, Mozzik dhe Loredana po publikonin albumin e tyre më të fundit “No Rich Parents” që si çdo projekt tjetër muzikor po numëronte miliona klikime. “Nëse don” është kënga më e fundit nga dyshja dhe vetëm 3 javë pas publikimit ka afro 7 milion klikime.