Tottenhami nuk heq dorë nga Lautaro Martinez. Sipas Gazzetta dello Sport, Tottenham është hedhur në su lm  për të gjetur zëvendësuesin e Harry Kane, që po insiston të shkojë te Manchester City.

Lautaro Martinez është objektivi numër një dhe për të Tottenham ka bërë gati 90 milionë euro. Agjenti i argjentinasit ka insistuar se lojtari është i lumtur në Inter, por deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë – 90 milionë euro janë shumë para për Interin në krizë financiare, dhe ashtu siç hoqi dorë nga Romelu Lukaku, mund ta shesë edhe Martinezin.