Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha jeton në Los Angeles të Kalifornisë prej më shumë se 10 vitesh, por asnjëherë nuk e mohon prejardhjen dhe origjinën e saj shqiptare. Në një intervistë për US Weekly Rexha ka treguar disa fakte interesante rreth saj, të cilët fansat mund të mos i kenë ditur më parë. Një fakt interesant që 31-vjeçarja e bëri të ditur për fansat është fakti se pavarësisht se është një milionere dhe shumë e ngarkuar me punë, ajo gjen kohë që në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, të kultivojë një kopsht me perime.

Domate “Unë kam një kopsht të madh me domate në oborrin tim. Babai im u rrit në një fermë në Diber, Maqedoni dhe më mësoi pak për kopshtarinë”, ka treguar Bebe Rexha për US Weekly. Babai i këngëtares, Flamur Rexha, është rritur në Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut nga ku edhe familja e saj ka prejardhjen, gjersa nëna e saj, Bukurije Rexha, është me prejardhje nga Gostivari.