Izraeli ka zgjeruar detyrimin e lejes së gjelbër për fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç, të cilët deri më tani janë përjashtuar nga përdorimi i certifikimit. Kjo u njoftua nga qeveria, duke shpjeguar se masa do të hyjë në fuqi nga 18 gusht. Vendimi u miratua për të shmangur mbylljet e reja të lidhura me përhapjen e variantit Delta. Për më tepër, duke filluar nga 18 gushti, “Kodi Violet” i cili autorizon praninë maksimale të një personi për shtatë metra katrorëdo të rifutet në qendrat tregtare dhe zonat tregtare.

Paralelisht, qeveria miratoi një alokim të jashtëzakonshëm për spitalet që të forcojnë menjëherë strukturat e tyre. Sipas Kryeministrit Naftali Bennett “ekziston në fakt një garë midis përhapjes së pandemisë Delta dhe fushatës së vaksinimit. Ne duhet të jemi gati të përballemi me një situatë në të cilën ka një rritje të njëkohshme të shtrimeve në spitale në të gjitha spitalet”.

“Ne duhet të blejmë kohë që fushata e vaksinimit të hyjë në fuqi”- tha ai.