Vlerësimet e Interit vazhdojnë pa pushim për blerjen e një sulmuesi të ri, i cili do të kompletojë repartin ofensiv në dispozicion të Simone Inzaghi. Në orët e fundit duhet të përmendim një risi, që na çon direkt te Andrea Belotti.

Sipas asaj që u raportua nga “Sky Sport”, kanë nisur kontaktet e para midis Marotta, Ausilio dhe presidentit të “granatave”, Kajro, për një lojtar i cili do të lirohet pa asnjë kosto brenda vetëm një viti. Pikërisht ky detaj kontribuon në “zbutjen” e Torinos. Belotti mund të mbërrijë në Milano për një shifër afër 20-22 milionë euro, plus bonuse.

Në të njëjtën kohë, bisedimet me Lazion vazhdojnë për Joaquin Correa. Padyshim që “Gallo” do ta parakalonte argjentinasin, i cili megjithatë mbetet i parapëlqyer nga Inzaghi. Ende ka një distancë midis kërkesës së Lotitos (35 milionë, përfshirë bonuset) dhe ofertës së Interit (huazim i rëndë me detyrimin e blerjes për 25 milionë, plus 5 milion të tjera bonuse).

Një gjë është e sigurt: Interi së shpejti do të jetë në gjendje të llogarisë një sulmues tjetër në skuadër. Thjesht duhet të vendosë se cilin.