Shqipëria ka shënuar shtesë natyrore të popullsisë në 3-mujorin e dytë të 2021 pas një rënie drastike gjatë gjashtë muajve të fundit. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në periudhën prill-maj-qershor të këtij viti raporti mes lindjeve dhe vdekjeve ka qenë pozitiv (+216). Në 3-mujorin e parë të 2021, popullsia në vend pati një rënie drastike pasi bilanci i lindjeve dhe vdekjeve ishte me mbi 3500 persona më pak. Gjatë 2500 persona më pak ishte bilanci i 3 muajve të fundit të vitit 2020.

Në 3-mujorin e dytë të 2021 ka pasur 5.993 lindje dhe 5.777 vdekjeje. Nëse këto shifra i krahasojmë me një vit më parë, ka rënie të lindjeve me 10,6% dhe rritje të vdekjeve me 7,3%. Në 5 qarqe të vendit ka pasur shtesë natyrore të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera është shënuar tkurrje e popullsisë. Vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 590 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 205 numrin e lindjeve.

Dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në dhjetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në 3-mujorin e dytë 2021, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.999 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 92 lindje. Për vd ek jet gjatë 3-mujorit të dytë 2021, tre qarqe të vendit kanë shënuar ulje, ndërsa nëntë qarqet e tjera kanë shënuar rritje të numrit të v de kj eve, në krahasim me një vit më parë.

Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 125 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 1.409 vdekje. Popullsia e Shqipërisë u tkurr me 16 mijë persona gjatë vitit 2020, duke shënuar rënie me 0.6% krahasuar me 2019, raportohet nga INSTAT, i cili fiksoi në datën 1 janar 2021, 2.829.741 banorë. Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas parashikimeve llogaritet të jetë 2.745.996 banorë. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë në vitin 2011.