DASHI: Gjatë shtatorit do t’ju lindin dyshime edhe për çështjet praktike. Do t’ju mungojë durimi për të zgjidhur problemet dhe do t’ju vonohen disa përgjigje. Bëni kujdes nga bllokimet e shkaktuara nga mosmarrëveshjet, sidomos me shefat, pas datës 15. Do ta keni të vështirë të ruani qetësinë edhe në datat 8 dhe 9. Është normale që me raste të përballeni edhe me momente pasigurie.

Jeta sentimentale është pak polemike. Nuk do të kenë probleme çiftet që janë bashkë prej vitesh dhe do të keni dyshime sidomos më datë 22. Doni të ndiheni protagonistë në dashuri. Duket e vështirë të keni harmoni në një periudhë kaq të vështirë, sidomos gjatë datave 20-26, ditë gjatë të cilave mund të krijohen distanca të tepërta. Edhe fundi i muajit duhet të karakterizohet nga maturia, pasi datat 29 dhe 30 do të jenë goxha të trazuara.

Muaj i mbarë, edhe pse do të keni ditë të ngarkuara, por asgjë serioze. 10 ditët e fundit do të jenë disi stresuese, ndaj mos u mundoni shumë rreth datave 27-30 shtator.

DEMI: Keni ende disa pikëpyetje në lidhje me të ardhmen tuaj. Punoni mirë kur keni të bëni me njerëz seriozë, të sinqertë, por kohët e fundit keni pasur tjetër përshtypje, pasi keni bashkëpunuar me njerëzit e gabuar. Datat 10 dhe 17 do të karakterizohen nga tensione të forta. Gjysma e dytë e shtatorit do të jetë më pozitive për sa u takon bashkëpunimeve. Puna juaj do të ndryshojë në bazë të nevojave të momentit.

Ky muaj do ta vërë në provë dashurinë për të lindurit në shenjën e Demit. Por edhe ata që dashurojnë thellësisht prej shumë vitesh do të jenë në mëdyshje. Do të keni polemika sidomos pas datës 17. Jeni racionalë, ndiheni të lodhur duke përsëritur të njëjtat gjëra. Duhet të bëni kujdes gjatë pjesës së dytë të muajit.

Shtatori e favorizon Marsin deri më datë 15. Gjithçka që ka ndodhur gjatë muajve të fundit ka shkaktuar një stres të madh dhe në raste ekstreme zgjedhjet drastike kanë ndryshuar jetën e të rinjve. Situata do të përmirësohet më datë 24, nga ndikimi i Hënës në shenjën tuaj.

BINJAKËT: Shtatori vjen me risi, pasi nga data 22 edhe Dielli do të ndikojë në shenjën tuaj. Do të keni ditë me shumë krijimtari, gjatë të cilave do të jetë vendimtare marrëdhënia me ortakët dhe bashkëpunëtorët. Ka mundësi të reja, por edhe ndryshime dhe këtë herë do të përfundojnë pa shumë mund. 10 ditët e para të shtatorit janë interesante për të nisur projekte të reja.

Ky është një muaj i favorshëm për të gjithë të lindurit në shenjën e Binjakëve, si për ata që janë të lidhur, edhe për ata që janë vetëm. Do të keni takime intriguese, sidomos nga data 15, kur do të ndieni ndikimin e Marsit. Periudhë e favorshme për ata që duan të bëjnë fëmijë.

Tre muajt e fundit kanë qenë shumë të ngjeshur, por do të mund ta merrni veten fizikisht nga data 15, deri në fund të muajit. Të gjitha iniciativat pas datës 26 janë shumë pozitive.

GAFORRJA: Ditët e para të shtatorit janë ende të paqarta për sa i takon punës, ndaj deri më datë 10 është më mirë të mos bëni asgjë. Viti 2021 është i favorshëm në përgjithësi, por mbase tani është çasti i duhur për të vendosur se me kë duhet të rrini dhe ç’të bëni. Datat 21 dhe 22 mund të karakterizohen nga konflikte. Mund të ngurroni të nisni një aktivitet, por nuk duhet të ndaleni. Nuk do të jenë negative marrëveshjet që do të nënshkruhen në 3 muajt e ardhshëm. Data 20 është e favorshme, por jo datat 29 dhe 30.

Dashuritë e forta nuk do të lëkunden për shkak të ndikimit negativ të Venusit në shenjën tuaj. Megjithatë, mund të keni diskutime, keqkuptime dhe fërkime, por asgjë me rëndësi. Nëse diçka nuk shkon, mos e sqaroni gjatë datave 2, 8 dhe 9 shtator. Ata që janë të pavendosur mes dy historive mund të vendosin në fund të shtatorit. Priten evenimente të rëndësishme familjare, si martesa, bashkëjetesa apo edhe lindje.

Gjatë shtatorit do t’ju duket sikur s’do t’ia dilni dot. Java e parë e muajit do të jetë e vështirë. Do të keni ndonjë problem me stomakun ose dhimbje kyçesh pas datës 15 dhe rreth datës 22. Po e sforconi trupin, megjithatë nuk do të mungojnë përmirësimet.

LUANI: Dy javët e para të shtatorit do të sjellin risi. Data 8, për shembull, është interesante. Mbeten të zemëruar ata që kanë nxjerrë prej kohësh shtëpinë në shitje dhe s’kanë marrë ende asnjë përgjigje. Duhet të këmbëngulni ose ndoshta edhe të ndryshoni ndonjë kusht. Nga data 9-14 nuk jeni shumë të favorizuar për sa u takon marrëdhënieve profesionale.

Janë të çuditshme emocionet që lindin në shtator. Sigurisht, ata që kanë përjetuar një ndarje të rëndë, ndoshta nuk kanë më shumë besim në dashuri, ndaj gjatë disa ditëve të caktuara mund të rikthehet tensioni, sidomos në datat 10, 12, 17, 18 dhe 25.

Ndërsa datat 21, 22, 26 dhe 27 do të karakterizohen nga pasioni dhe emocionet e forta. Problemet e kohëve të fundit lidhen me punën dhe jo me jetën sentimentale. Është normale të kesh vështirësi kur ju duket sikur nuk keni një terren të fortë. Mundohuni të qetësoheni, sidomos sepse në pjesën e parë të muajit mund të lindë ndonjë tension i panevojshëm.

VIRGJËRESHA: Rikthehet dëshira për të luftuar dhe keni shumë mundësi për rezultate të mira. Nuk duhet të humbni asnjë çast në datën 6, pasi një propozim i ri do t’ju ndihmojë të fitoni terren. Favorizohen të rinjtë në kërkim të një pune, qoftë kjo edhe me kohë të pjesshme. Edhe studentët mund të përgatiten mirë në këtë periudhë dhe ndonjëri mund të mendojë edhe të ndërrojë degën e studimeve.

Çdo lidhje e krijuar në këtë periudhë mund të rezultojë e suksesshme. Nëse në të shkuarën ka pasur tensione, tani nuk pendoheni për dashurinë e humbur, madje shikoni para. Nga data 10 duhet të krijoni njohje të reja. Është e rëndësishme t’ia shfaqni dashurinë partnerit, duke e lënë punën në plan të dytë.

Forma fizike rikthehet mirë, edhe për ata që duhet të zgjidhin një problem. Duhet ta shkarkoni stresin e akumuluar kohët e fundit. Nga data 19 do të ndiheni nervozë, do të keni ndonjë problem shëndetësor, gjëra kalimtare. Nuk keni pse sforcoheni më kot. Ndikimi i Marsit në shenjë ju këshillon të ruheni nga djegiet ose prerjet 10 ditët e para të muajit.

PESHORJA: Është e rëndësishme të shfrytëzoni ndikimin e dyfishtë pozitiv të Merkurit dhe Venusit në shenjën tuaj gjatë fillimit të muajit. Të gjithë mund të përfitojnë këtë shtator që do të karakterizohet nga lëvizjet. Mund të bëni kërkesa dhe të pranohen. Besueshmëria juaj shfaqet dukshëm gjatë gjithë muajit dhe do të keni shumë raste fatlume nga data 15.

Ata që nuk u martuan ose nuk bashkëjetuan vjet, dhe s’e bënë as sivjet në korrik e gusht, mund të shfrytëzojnë shtatorin. Muaj i shkëlqyer për ata që janë vetëm dhe kërkojnë një partner, por edhe për ata që duan të ndahen. Ata që janë të martuar prej pak kohësh do të ndiejnë dëshirën për të bërë fëmijë.

Çdo shqetësim shëndetësor mund të kapërcehet gjatë shtatorit. Gjithsesi, deri më datë 22 shtator do të keni ndonjë shqetësim. Mundohuni të pini çaj bimor për të fjetur dhe ushqehuni shëndetshëm. Muskujt do t’i ndieni të lodhur.

AKREPI: Cilido qoftë profesioni juaj, mund të përfitoni nga ky shtator i pasur me situata në ndryshim. Lind nevoja që të filloni projekte afatgjata, pasi deri në fund të vitit mund të arrini një synim, ose atë që dëshironi. Mund të ndryshoni aktivitet, ose të bëni diçka të re. Duhet të vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm ndaj çështjeve me karakter ligjor. Mendohuni mirë nëse kërkoni një punë të re. Datat 10 dhe 20 janë veçanërisht të rëndësishme.

Ndjenjat s’kanë pse të jenë viktima të së shkuarës dhe ata që kanë përjetuar një ndarje s’kanë pse të mendojnë se dashuria nuk ekziston. Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj, sidomos gjatë 10 ditëve të fundit të muajit. Çiftet që kanë baza të forta mund të mendojnë për martesën ose për të bërë një fëmijë.

Rikthehuni te gjërat e thjeshta, ushqehuni shëndetshëm. Stomaku është pak i lodhur këtë vit dhe në momente të caktuara do të shfaqë shenja. Mund të shikoni rezultatin e kurave të terapive që fillojnë sidomos pas datës 10.

SHIGJETARI: Këtë shtator, Marsi do të ndikojë më datë 15 në shenjën tuaj, ndërsa Dielli më datë 22. Gjithçka që mund të nisni tani do të jetë me fat. Ata që kanë duruar nuk kanë gabuar, sidomos në 3 muajt e fundit, që kanë qenë goxha të lodhshëm. Rekomandohet zgjidhja e çështjeve ligjore. Të rinjve do t’u krijohen mundësi për punë shtesë ose edhe me kohë të pjesshme. Data 21 është e favorshme për të kërkuar të drejtat tuaja.

Me gjasa do të keni tension në çift më datë 6, por ndikimi pozitiv i Marsit në gjysmën e dytë të shtatorit mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem. Nuk do të mungojë sensualiteti, simpatia për lidhjet e reja.

Për shumë të lindur në shenjën e Shigjetarit, shtatori është muaj rikuperimi. Keni mundësi të merrni veten fizikisht. Veçanërisht pas datës 16 mund të ndiheni më shumë energjikë. Mund të gjeni kontaktin me natyrën, të rifitoni formën fizike, të cilën e keni lënë pas dore për shkak të angazhimeve të shumta.

BRICJAPI: Fillon të lëvizë diçka për ata që kanë një aktivitet të vetin. E vetmja anë negative e këtij muaji janë shpenzimet e paparashikuara. Ndaj deri në fillim të nëntorit, mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Ditë pozitive për të bërë kërkesa në datat 6, 7 dhe 10. Datat 29 dhe 30 janë më pak intriguese, pasi mund të përballeni me dikë që s’e duroni dot.

Lidhjet do të përmirësohen pas datës 10, kur do të rikthehet ndikimi i Venusit. Beqarët mund të ndihen pesimistë dhe të dekurajuar. Mund të finalizoni një ndarje në datat 22 dhe 30. Shmangni debatet në familje gjatë ditëve të fundit të muajit. Datat 23, 28 dhe 30 do të karakterizohen nga të papritura.

Marsi e favorizon gjysmën e parë të muajit, por do të ndieni lodhje në gjysmën e dytë. Duhet të tregoni kujdes me detyrimet pas datës 15. Duhet të tregoni patjetër maturi në dy fundjavat e fundit të muajit. Mos e mbingarkoni fizikun me energji negative.

UJORI: Ka ardhur momenti të bëni disa llogari, pasi keni ende probleme ekonomike. Disa duhet të kapërcejnë një fazë bllokimi. Doni të rifitoni kohën e humbur, në disa raste do të lindë nevoja për të ndryshuar një biznes. Nevojitet maturi në aspektin financiar.

Ata që kanë një histori të rëndësishme dhe janë të martuar, po ndiejnë një lodhje të madhe. Madje po lind edhe xhelozia, që është pak e çuditshme për Ujorin. Mundohuni ta idealizoni më pak dashurinë, përndryshe s’do të pajtoheni dot kurrë me realitetin.

Shtatori në tërësi është muaj goxha interesant. Nga gjysma e dytë e muajit kurat do të shkojnë më mirë. Me kalimin e ditëve, forca fizike do të përmirësohet. Do të ndiheni më mirë vetëm nëse i harroni ose i shkarkoni tensionet profesionale.

PESHQIT: Ky është një muaj i favorshëm për sa u takon çështjeve profesionale. Pas datës 15 do të keni shumë mundësi për një projekt ose program. Mund të ketë një përmirësim të situatës gjatë gjysmës së dytë të shtatorit. Duhet të jeni të qartë edhe në marrëdhënie me kolegët.

Është një muaj i rëndësishëm për ndjesitë që sjell. Mos mendoni se jeni njeriu më fatkeq në Tokë nëse s’ka dashuri. Ndoshta duhet të pyesni veten nëse jeni të gatshëm për lidhje të reja. Ndikimi pozitiv i Venusit pas datës 20 do t’ju ndihmojë të krijoni një jetë krejt të re.

Forma fizike është e mirë. Gjysma e parë e shtatorit është më e mirë në krahasim me gjysmën e dytë. Këto ditë duhet të zgjidhni një çështje profesionale, që të shmangni problemet me shëndetin, sidomos dhembjet e stomakut. Do t’ju shtohet ankthi në datat 23 dhe 26 dhe do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Duhet të shmangni shpërqendrimet në javën e fundit të muajit.