Tani misioni ynë më i rëndësishëm është që të largojmë njerëzit tanë, aleatët tanë dhe afganët të sigurt nga Afganistani”, kështu është shprehur zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris. Ajo gjithashtu gjatë një komunikimi për mediat ka mbështetur vendimin për largimin e trupave amerikane, duke theksuar: “Unë mbështes fuqimisht vendimin se pas 20 vitesh është koha për të lënë Afganistanin. Por dua të shtoj se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nuk e prisnim”.

Më herët presidenti amerikan, Joe Biden mbajti një konferencë për mediat duke iu përgjigjur kritikave lidhur me tërheqjen e trupave nga Afganistani. Biden u tregua i vendosur për mbështetjen e tij për tërheqjen e trupave, ndërsa nuk ngurroi të fajësonte udhëheqësit afganë për rënien e qeverisë dhe mungesën e vullnetit për të luftuar talebanët.