Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid nga varianti Delta, Gjermania po bëhet gati për të dhënë dozën e tretë të vaksinës. Mediat e huaja bëjnë me dije se Gjermania duke filluar nga shtatori do të jetë në gjendje që të ofrojë dozën e tretë të vaksinës së Covid, ndërsa lehtëson vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç, mes shqetësimeve për përhapjen e mutacionit Delta;

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann ka bërë me dije se në mbledhjen e zhvilluar të hënën është rënë dakord që qytetarët e moshuar dhe ata në rrezik duhet të marrin një dozë të tretë, përforcuese , mes shqetësimeve për një përgjigje të zvogëluar imune.

Bazuar në vendimet e marra dhe sipas Agjencisë Franceze, ekipet e vaksinimit të lëvizshëm do të shkojnë në njësitë e kujdesit për të dhënë doza rritëse të vaksinave Pfizer / BioNTech ose Moderna, pavarësisht nga vaksina që fillimisht morën qytetarët. Mjekët gjithashtu do të jenë në gjendje të japin doza rritëse për ata që kualifikohen, përfshirë njerëzit me sistem imunitar të dobësuar. Një dozë “përforcuese” do t’u ofrohet gjithashtu atyre që kanë marrë vaksinën AstraZeneca ose Johnson & Johnson.