Franca ka regjistruar 28.554 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani ka arritur në 6.398.983.

Ndërkaq, numri i vde kjeve për shkak të virusit në vend u rrit në 112.533, me 77 vi ktima të reja. 9.465 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, 1.807 prej të cilëve janë në kujdes intensiv. Shkalla e testeve pozitive me COVID-19 në shtatë ditët e fundit në Francë ka qenë 4,1 për qind.

Sipas të dhënave të ndara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 që nga 27 dhjetori 2020 ka arritur në 45.857.880, kurse 38.474.940 njerëzve u është dhënë e dyta ose doza e tretë.