Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Dukati është shprehur se nuk jemi në një moment triumfi përfundimtar për vatrën më të rrezikshme që rrezikonte Parkun Kombëtar të Llogorasë, por për momentin nuk ka vatra zjarri.

“Këtu jemi pranë Dukatit, në Karaburun pranë fshatit Dukat pranë vatrës më serioze të zjarrit sic e kemi përcjell gjatë ktyre ditëve, nuk jemi në një moment triumfi përfundimtar le të themi por të paktën në ktë zonë që na ka shqetësuar dhe na ka munduar më shumë se çdo spot tjetër në të gjithë Shqipërinë, sot mund te themi që ka 0 vatra zjarri. I gjithë gadishulli i Karaburunit sot është i qetë pa vatra zjarri. Unë dua ta shfrytëzoj këtë moment frymëmarrje, them frymëarrje sepse kemi ende shumë ditë të nxehta përpara jemi ende në sezonin e verës, një sezon i pakazakontë, jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të përballuar kudo, këtu dhe në gjithë Shqipërinë situata të reja që mund të shfaqen, urojmë që jo por ama në këtë moment frymëarrjeje mirë është që të bëjmë disa mirënjohje dhe falënderime dhe pas kësaj pune të madhe prej dy javësh, prej mijëra po ti maresh të gjitha së bashku forca qê kanë punuar në vatra që shuheshin e ndizeshin njëra pas tjetrës për shkaqe të ndryshme. Pra mijëra forca nga FA nga EC nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare Civile, shume orë fluturimi të mjeteve ajrore, shumë sasi e madhe uji e hedhur mbi vatrat e zjarrit, dukej sikur ishte një kalvar pafund por ja qê ja arritëm sot pas shumë përpjekjesh dhe fal shumë sakrificash në këto moment ku mund ta themi kemi shpëtuar një nga pasurit natyrore jo vetëm të qarkut të Vlorës jo vetëm të jugut por gjithë vendit, Parku i Llogarasë është shpëtuar i paprekur në kurorën e vet të pishave të bredhave dhe bimësisë së lart e kemi mbajtur me shumë mundim zjarrin, përgjithësisht ne faqen e malit që ka kryesisht shkurre. Natyrisht ka pasur dëme se faqja është e konsiderueshme por nuk bëhet fjala për dëme të mëdha sepse nuk është prekur bimësia e lartë.

Unë dua ta veçoj dhe falënderoj për disa arsye prefektin e qarkut tê Vlorës Flamur Mamaj i cili ka bërë detyrën shtetërore si gjithë ne këtu por ama e ka tejkaluar detyrën shtetërore duke qenë dhe vetë aty përkrahë ushtarëve tanë, forcave tona në mal, dit të tëra pa gjumë net të tëra pa gjumë kështu që faleminderit Flamur, e përsëris këtë falënderim jo për të bërë qejfin por për ta çuar shembullin tënd te shumë zyrtarë të tjerë të shtetit të cilët duhet të bëjnë jo vetëm detyrën shtetërore mirë por pse jo edhe ti japin pasione ti japin dashuri punës. Kam falënderim të veçantë për drejtorin e Agjencisë Kombëtare të zonave të mbrojtura, do thoni mos falënderoni njeri tjetrin, nuk më intereson se çfarë thoni, unë njerëzit që i kam parë 24 orë në punë do t’i falënderoj pavarësisht se si mund ta quajnë, Haki Çako ka qenë në krye të punëve nga veriu në jug, dua të falënderoj FA, komandantin e Forcës Tokësore Gjeneral Kingji ka qenë non stop këtu, komandati tjetër, Kolonel Arben Zani disa komandant që nuk ndodhen këtu për shkak se për dit të tëra janë përpjekur, janë lodhur dhe tani kanë marrë gjith të drejtën që të shlodhen apo të rikuperojnë forcat, si komandant Gëzimi komandanti i batalionit të Poshnjes që ka qenë dhe komandanti i gjithë operacionit, apo komandant të tjer ne territor komandant Idrizi, komandant Pëllumb Hidri edhe të tjerë.

Dua të falënderoj atë ushtarin e thjeshtë që rrallë i del imazhi në ekranet tona, pra gjithë organizmi, gjithë puna, gjithë lodhja varet nga ai. Pra kemi pasur shumë forca shumë ushtarë e falënderoj gjithsecilin jo vetëm djem por edhe vajza të përfshirë në këtë operacion. Dua të falënderoj edhe njëherë dedikuar zonave të mbrojtura, ktu kam Nexhipin pa të cilin sado forca të kishim do ishte e pamundur që ne të gjenim shtegun për të shkuar dhe arritur në destinacion pas 3-4 orësh qe ju duhej forcave për të arritur aty, Nexhipi ka kaluar disa net në vigjilencë në mal dhe ka qenë një pik kyçe me bashkëpunëtorët e tij, Ganiun etj dhe realisht jam i prekur nga shembulli i këtyre njerëzve edhe shpresoj mos e marrin për patetizëm ata që na ndjekin por ta marrin si një lloj mesazhi. Ka shqiptarë që e duan vendin me fjalë, ka dhe shqiptarë që e duan vendin me vepra dhe kur vjen puna te fjalët nuk jua vë kush mikrofonin nuk e kam për ju, përkundrazi për mediat kam një falënderim të veçantë sepse dhe ju keni qenë nê terren me ne në diell pranë zjarrit, dit e natë di që disa prej jush e kanë gdhirë kur ne luftonim bashkë me banorët e fshatit Dukat për tê mbajtur larg zjarrin nga fshati Dukat për të shpëtuar zonën e banuar, kështu që unë ju falënderoj dhe ju them që mos e lëmë me kaq sepse kemi ende vatra zjarri, kemi 9 vatra zjarri aktive më kritikja le të themi është ajo e zonës së tuneli të Kalimashit, 2 vatra në Kukës dhe në qarqe të tjera por ato janë nen kontroll. Kemi deri tani 175 vatra zjarri të shuara, kemi rreth 3000 mijë trupa në rang vendi të angazhuara, kemi mbi 1500 forca zjarrfikëse te angazhuara deri tani në të gjithë vendin kemi mbi 1000 forca të zonave të mbrojtura qe na janë bashkuar dhe këtu futen dhe forcat e pushtetit vendor. Meqë jemi te pushteti vendor tani këtë zonë siç e shihni të pastër ne ja kthejmë mbrapsht në administrim siç e kanë dhe me ligj pushtetit vendor në rastin konkret bashkisë së Vlorës. E ftoj bashkinë e Vlorës të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të përgjegjësisë ligjore të marrë administrimin, vëzhgimin, kontrollin, vigjilencën le të rrinë këtu dit e natë sepse MM dhe FA kanë detyra të tjera.

Ne jemi në mbështetje duke qenë se na shikojnë çdo dit në tv dhe në frontin e parë të punës, meqenëse forcat tona janë më të mëdha dhe mjetet tona janë më të shumta krijohet perceptimi që kjo është një detyrë parësore e jona, në fakt dua të bej dhe një sqarim për opinionin publik ne jemi në mbështetje pasi pushteti vendor ka shteruar të gjitha burimet e veta, çka do të thotë ligji ngarkon me përgjegjësi administrimi edhe menaxhimi i EC bashkitë e vendit tonë të cilët detyrohen me ligj të kenë 4% të buxhetit të tyre të alokuar për EC. Pasi të përdorin mjetet e tyre zjarrfikëse dhe buxhetin e tyre atëherë thërrasin në ndihmë, kur del flaka nê majën e malit apo në mes të parkut natyrisht ne nuk fshihemi mbrapa këtyre burokracive por do të ishte mirë gjithsecili në kohën e duhur të bëjë detyrën e vet në mënyrë qe flaka mos shkojë deri në majë dhe i biem shkurt të marrim ne telefon helikopterin. Pastaj kur kemi një numër të limituar helikopterësh se s’mund te themi qe kemi s’kemi te limituar themi ku janë helikopterët e MM. Ne e përsëris nuk kemi një numër të pafund helikopterësh, kemi dhe ne problemet tona na shërben dhe ne kjo situatë për të reflektuar për të qenë më mirë me te përgatitur vitin tjetër, nuk jemi perfekt, mirëmbajtja, gatishmëria mund të jetë edhe më e larte por duhet ta dini edhe me ligj ne jemi hallka e fundit e ndërhyrjes do ti lutesha gjithë hallkave të tjera para se te vinë tek ne të bëjnë detyrën e tyre.

Nga ky moment ne po përqendrojmë forcat diku tjetër po largohemi me forcat tona nga këtu të shpresojmë që nuk do jetë më e nevojshme të kthehemi më këtu, nga ky moment bashkia e Vlorës të ngrihet në lartësinë e duhur, të vijë këtu të ruaj dit natë me gjitha mjetet e veta me forcat e veta edhe nqs ndodh një vatër ta fikin vetë të përdorin gjithë burimet, në rast se i shterojnë ato ne jemi gati. Nuk dua të them që nuk është detyra jonë sepse më duket sikur secili futet në llogoren e vetë, ne jemi përsëri të gatshëm edhe në një aksion i cili duhet ta pasojë ktë sezon kaq të vështirë, pra aksioni e ripyllëzimit në gjithë Shqipërinë, kemi qindra hektarë të shkretuar nê gjithë vendin të cilët nuk duhen të lihen kështu derisa natyra të rigjeneroje përsëri, por duhet një pyllëzim, edhe këtu bashkitë duhet të jenë parat zonat e mbrojtura padyshim edhe ne jemi në mbështetje në rast se do na duhet jemi të gatshëm që siç fikëm zjarret të mbjellim edhe pemët në tê gjithë vendin. Kemi një forcë shumë të madhe, FA janë disa mijëra ushtarë, kështu që janë të gjithë në dispozicion në mbrojtje të territorit por edhe ti paraprijmë situatave të tilla duke pyllëzuar më shumë duke i ruajtur territoret tona nga erozioni i cili nuk na godet vetëm në behar por na godet edhe në dimër të cilët ne jemi në frontin e parë të punës”, tha Peleshi.