Rritja e rasteve me Covid ka shqetësuar të gjithë botën, pasi më të prekurit momentalisht janë fëmijët dhe adoleshentët e moshës 16-17 vjeç. Ky është rezultati i disa analizave nga CDC. Statistikat janë për të rinjtë në SHBA, por ekspertët thonë se ky trend është thuajse i njëjtë në shumë vende.

Ka disa faktorë që ndihmojnë në shpjegimin pse adoleshentët kanë nivele më të larta të rasteve me Covid-19: varianti Delta është shumë i transmetueshëm dhe ata kanë më shumë gjasa të ndërveprojnë me të tjerët, veçanërisht gjatë gjithë verës.

Gjithashtu adoleshentët kanë edhe më pak gjasa të vaksinohen në krahasim me të gjitha grupmoshat e tjera. Mjekë si dr. Tremmel Freeman, janë të shqetësuar për situatën në javët e ardhshme, nëse trendi do të vazhdojë të jetë në rritje.

Gjatë muajit të kaluar, të rriturit e moshës 18 deri në 29 vjeç kanë pasur përqindjet më të larta javore të rasteve të Covid-19 nga të gjithë. Ndërkohë javët e fundit, ka një rritje të dukshme rastesh te grupmoshat 16-17 vjeç gjithashtu edhe te fëmijët 12-15 vjeç apo edhe më të vegjël.

Mjekët kanë bërë thirrje për vaksinim, por është e rëndësishme që secili të respektojë masat.