epa09148192 A health worker prepares doses of the Astrazeneca vaccine against covid-19 today, in the block of Portela, one of the most traditional carnival groups in Rio de Janeiro, Brazil 20 April 2021. Brazil is the second country with the most deaths, behind the United States, although it is currently the place on the planet where most people die from covid-19. In terms of infections, the South American power is located in third place, after the US and India. EPA/Andre Coelho

Rritja shqetësuese e rasteve me variantin delta të covid po shtyn shumë shtete të fusin në përdorim. në shtator, një dozë të tretë vaksine, apo përforcuese siç njihet ndryshe,. Por Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thotë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese.
Agjensia shprehet se i duhen më shumë të dhëna për të rekomanduar dozën e tretë, ndërsa Gjermania dhe Franca kanë thënë se do të vazhdojnë planet e tyre për të administruar doza përforcuese.

“Aktualisht është shumë herët të konfirmojmë nëse dhe kur do të nevojitej doza përforcuese kundër COVID-19 sepse ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nga fushatat e vaksinimit dhe nga studimet që janë duke u kryer, për të kuptuar sesa zgjat mbrojtja nga vaksinat”, ka thënë EMA në një deklaratë. Në të njëjtën linjë me agjensinë, është edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila të mërkurën bëri thirrje që të ndalohet administrimi i dozave përforcuese derisa më shumë njerëz në mbarë botën të vaksinohen.

Ndërkohë një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se vendimet për vaksinim janë në duar të qeverive të shteteve anëtare të bllokut, por theksoi se BE-ja i inkurajon shtetet anëtare që për këtë çështje të marrin vendime që janë në përputhje me rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Barnave.