Në mars të këtij viti, aktorja e njohur shqiptare Eliona Pitarka u bekua me një engjëll që i ndryshoi totalisht jetën. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar. Tashmë, Gala është kthyer në personazhin kryesor të jetës së saj me të cilën kalon 24 orë në ditë dhe në Instagram na kënaq sytë me poza të vogëlushes, që na shkrin zemrat me ëmbëlsinë e saj. Së fundmi, Eliona ka publikuar një video me foto të së bijës ku dhe ka treguar “prapaskenat” e imazheve të ëmbla që publikon në rrjetet sociale. “Pas çdo fotoje të Galës që duket kështu, jam unë që dukem kështu. Nënat më kuptojnë”, ka shkruar aktorja.

Kjo video solli shumë reagime nga nënat që më shumë mundësi I kuptojë “vështirësitë” që qëndrojnë pas fotove të vogëlushëve. Ajo nuk e mbajti për asnjë moment të fshehtë për publikun dhe gjithmonë ndan video nga përditshmëria e saj me vogëlushen. Më herët, në një postim në Instagram Eliona shprehet se e ka bërë këtë gjë, sepse nuk beson tek bestytnitë dhe as tek syri i keq. Ajo tregon se pas lindjes besëtytnitë i kanë dhënë shumë stres, ndaj ka zgjedhur që të mos i besojë dhe të ndjehet e lirë për të publikuar çdo gjë në rrjete sociale. Ajo ju ka bërë thirrje dhe nënave të tjera që të mos bazohen fare tek to dhe të shijojnë bebushat e tyre.