Dashi-Gjithçka duket se do të ecë vaj dhe nuk do të keni asnjë vështirësi ditën e nesërme, e hënë 24 gusht. Megjithatë, yjet ju sugjerojnë të jeni më të gatshëm për të përballuar ndryshimet që po shfaqen në horizont.

Demi-Do të bëni zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, ndërsa do të harroni mëritë dhe ndasitë e vjetra. Pas shumë hidhërimeve të vogla do të merrni disa momente gëzimi.

Binjakët-Ditën e martë do ta filloni me një entuziazëm të veçantë dhe mundësia për t’u përmirësuar do t’ju japë shtysën e duhur për fitime të majme parash.

Gaforrja-Mos e përjetoni si një dramë çdo gjë të vogël që nuk do të shkojë ashtu siç dëshironi. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje.

Luani-Mos jini shumë kërkues si ndaj partnerit ashtu edhe ndaj miqve. Sepse kjo gjë mund të shkatërrojë raportet që keni krijuar prej kohësh. Këtë të martë, e shkuara do t’ju kushtëzojë së tepërmi.

Virgjëresha-Do t’ju gjykojnë për spontanitetin tuaj këtë të martë. Nëse po jetoni një histori tjetër shtesë, duhet të mendoni nëse ia vlen.

Peshorja-Do të nervozoheni dhe do të “shpërtheni” pa asnjë arsye këtë të martë, 24 gusht. Një projekt po shkon drejt një fundi të mirë ndërsa do t’ia dilni të bëni disa gjëra që i keni për zemër.

Akrepi-Do t’ju duhet shumë “karikim” për të mbledhur ndonjë sukses të rëndësishëm. Mos i jepni askujt shumë informacion për veten, sepse dikush mund t’ju zhgënjejë shumë.

Shigjetari-Gjatë kohës që do të qëndroni në shtëpi duhet të bëni kujdes me objektet që mund të thyhen. Një shoqe jo e sinqertë mund t’ju shkatërrojë realitetin.

Bricjapi-Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera shumë shpejt mund të ndryshojnë ditët tuaja. Mërkuri do t’ju ofrojë pritje të mira.

Ujori-Mos u besoni personave që ju lavdërojnë shumë. Qëndroni vetëm me miqtë e vërtetë.

Peshqit-Për të vendosur të ardhmen tuaj duhet të zgjidhni patjetër problemet që keni me të tashmen që s’po ju lënë të qetë.