Gjatë fundjavës në Portin e Durrësit u ankorua jahti turistik ‘Apostrophe’. Jahti me një gjatësi prej 39 m, i cili lundron nën flamurin e ishujve Kajman ka lundruar nga porti i Lefkadas, Greqi, me destinacion të radhës brigjet shqiptare.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit korrik 2021, kanë vizituar portin më të madh në vend 16 jahte turistike, ndër të cilët jahti ‘Planet Nine’, i cili përveçse një vizitor i shpeshtë në kalatat tona, vetëm gjatë muajit aktual është akostuar dy herë në Portin e Durrësit. Mbi 100 jahte turistike janë ndalur në Portin e Durrësit gjatë vitit 2020.