Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa vizitoi sot Butrintin, një nga atraksionet më të vizituara në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se Dua Lipa ka plot dëshirë për të njohur rrënjët e saj.

“Butrinti, ky thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore priti një mikeshë të veçantë: Duan, këtë vajzë-yll plot dëshirë për të njohur rrënjët e veta”, shprehet Margariti.

Dua Lipa ndodhet prej ditësh në Shqipëri, ku është pritur në takim nga Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopsht”. jat e suksesit. Kohët e fundit ajo ka arritur të fitojë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.