Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim solli sot në vëmendje Ditën e Barazisë së Grave, 26 gusht 1920, ku gratë në Amerikë, fituan të drejtën e votës.

Në mesazhin e saj, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim thekson se “le të bëjmë të gjithë pjesën tonë duke i dhënë fund diskriminimit”.

“Më 26 gusht 1920, gratë në Amerikë më në fund fituan të drejtën e votës. Në Ditën e Barazisë së Grave, na kujtohet se kur ligjet i njohin gratë si të lira dhe të barabarta, ekonomitë janë më të forta, risitë lulëzon dhe shoqëritë përparojnë. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë – duke i dhënë fund diskriminimit, duke siguruar arsimim dhe mundësi të barabarta dhe duke inkurajuar njëra -tjetrën – në mënyrë që gratë dhe vajzat të përmbushin potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim.