Para dy ditësh, moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca dha lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo ndau me ndjekësit disa foto me barkun e rrumbullakosur, ku shfaqej në krahët e bashkëshortit, reperit Getoar Selimi. “Ne të tre”, ka shkruar Marina krahas fotove, ku ka marrë shumë urime. Mirëpo, duket se sot bukuroshja ka marr një surprizë nga stilistja italiane, Elisabetta Franchi me të cilën po bashkëpunon prej disa javësh. Marina ka marrë një buqetë me trëndafila të bardhë, bashkë me një busullë, ku ikona e modës i shkruan: “Nuk ka gjë më të bukur se një jetë e re që po çel! Urime Marina!”.

Ndërkohë, Marina e ka falenderuar publikisht stilisten për surprizën e veçantë. “Të falenderoj nga zemra! Je unike! Të dua”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.