Spitalet në disa shtete amerikane janë duke arritur ne kapacitetet e plota duke trajtuar rastet e rënda me koronavirus për shkak të përhapjes në masë të variantit Delta. Më 13 Gusht guvernatorja e Alabama Kay Ivey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi punëtorët shëndetësorë thanë se po përballen me një “valë në rritje të rasteve me COVID-19, që po mbingarkon spitalet”. E njëjta situatë edhe në Oregon.

Përveç ngarkesës së punës, punonjësit mjekësorë shprehin pakënaqësinë për politizimin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.

Debatet e pafundme politike, dezinformatat për COVID-19 që po përhapen në të gjithë vendin, po dëmtojnë seriozisht përpjekjet për reagimin ndaj pandemisë.

Shkalla e ulët e vaksinimit dhe varianti “Delta” i coronavirusit kanë nxitur një rritje të rasteve të COVID-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke mposhtur disa sisteme mjekësore shtetërore.

Arkansas, Florida, Luiziana, Misisipi dhe Oregon kanë raportuar numër rekord të shtrimeve në spital COVID-19 duke bërë që njësitë e kujdesit intensiv të jenë pranë kapacitetit dhe duke detyruar shtetet të kërkojnë ndihmë mjekësore nga qeveria federale.