Profesor Dhimitër Kraja ka dhënë detaje rreth shtrimeve në spitalin Covid 1 pas shtimit të rasteve të reja dhe shfaqjes së variantit “Delta” në vendin tonë. Kraja thotë se sot ka 90 shtrime në spitale, nga të cilët 60% janë meshkuj, 55% mosha të treta ndërsa 30% e të shtruarve janë në formë të rënda nga ana shëndetësore.

Kraja: Në gusht nga 1 rast kaluam në 24 raste dhe në këto momente që flasim, në spital janë të shtruar rreth 90 raste. 40% janë femra, 60% meshkuj. 15% janë të shtruar të rinj, 25% moshë e mesme dhe 50% e tretë. Situata e tyre nga ana shëndetësore është e tillë që rreth 40% janë forma të mesme, serioze ose me ndonjë ndërlikim që rëndojnë. Rreth 30% janë në forma të rënda ndërsa të tjerët janë në forma kritike ose kërcënuese për jetën. Përsa i përket funksionit të spitalit Covid 1, funksionon me potencialin maksimal dhe të shtruarit janë të shtruar në pavione.