Portugalia ka vendosur të heqë disa kufizimeve antiCOVID-19, njoftoi qeveria portugeze. “Portugalia është një nga vendet me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë”, tha zëdhënësja e qeverisë, Mariana Vieira da Silva, pas një këshilli të jashtëzakonshëm ministrash. Fillimisht, qeveria planifikon të lehtësojë masat e kufizimit, aktualisht në fuqi, për fillimin e shtatorit, si pjesë e një plani të rihapjes me tri faza, që evoluon sipas përparimit të shkallës së vaksinimit.

“Ne po hyjmë në fazën e dytë të këtij cikli rihapjeje, sepse kemi arritur qëllimin e 70 për qind të popullsisë plotësisht e vaksinuar”, shpjegoi ajo. Nga e hëna, restorantet dhe kafenetë do të mund të mirëpresin grupe deri në tetë persona brenda dhe 15 në tarracë, nga gjashtë dhe dhjetë, aktualisht.

Sidoqoftë, pasaporta shëndetësore ose një test negativ mbetet i detyrueshëm për të lejuar hyrjen në një restorant gjatë fundjavave, në një hotel ose në akomodime të tjera turistike. Kjo fazë e dytë e këtij plani rihapjeje parashikon, gjithashtu, përfundimin e detyrimit për të mbajtur maskë jashtë