Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3753 testime, nga të cilat 149 persona kanë rezultuar pozitivë.

Fatkeqësisht, një person ka humbur jetën, ndërsa janë shëruar 27 persona.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.

Te infektuarit janë ne këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.