Chelsea humbet titullarin përpara derbit me Arsenalin. Christian Pulisic ka rezultuar pozitiv me COVID dhe u fut në karantinë. Ekipi i Tuchel luan të dielën ndeshjen e dytë të kampionatit kundër Arsenalit në transfertë.

22-vjeçari amerikan është një nga futbollistët më të rëndësishëm të “Bluve të Londrës”. Ai madje shënoi gol në triumfin 3-0 ndaj Crystal Palace fundjavën e kaluar.