Zv/kryeministri Erion Braçe, u shpreh sot se, “zjarret në Shqipëri nuk janë prej ndryshimit të klimës. Temperatura e re pooo”. “Zjarret jo! Zjarret janë të gjitha të qëllimshme; Hem si kr ime ord inere dhe hem si kr ime politike!”, tha ai. “Të qëllimshme si kr ime ordin ere nisur nga nevoja ba nale për kullota, troje ndërtimi apo shkundje deri në fund të inatit me pronën publike dhe pronën e komshiut”, theksoi Braçe.

“Të qëllimshme si kr ime politike me zjarr, materializim i politikës së imponimit të destabilizimit me zjarr e tokën e djegur, njohur, jetuar, provuar/faktuar publikisht në këtë vend e që në dimër rrëzon shtyllat e transmetimit të energjisë e në verë i vë zjarrin çdo fije bari e çdo gjethe peme kudo, në pyje e parqe”, nënvizoi Braçe. “Të dy qëllimet duhen “përvëluar” ligjërisht me hetim, gjykim, ndëshkim!”, theksoi Braçe.

Ai shtoi se, “nëse nuk ndodh, zjarrëvënia do bëhet kulturë; Kulturë mizerabël që do fshihet pas klimës e do legjitimohet pas mungesës së një helikopteri!” Kjo, theksoi zv/kryeministri Braçe, “duhet ndalur me çdo çmim”. “Deklaratat e cilitdo, veçanërisht të policisë për “dyshim në zjarre të qëllimshme” pa gjetur autorët, janë ujë qe nuk e shuan zjarrvënien!”, tha ai.

“Çdo gjë është çështje vullneti; Duhet vullnet për t’i ndëshkuar këto krime tani! Po e përsëris; Në këtë vend zjarret nuk janë prej klimës e ndryshimeve të saj, por do ndikojnë edhe më keq në klimën e këtij vendi e jetën e njerëzve!”, përfundoi Braçe.