Ashtu siç e kishin paralajmëruar edhe autoritet amerikane dhe presidenti Joe Biden, një shpërthim tjetër raportohet se ka ndodhur në Kabul, Afganistan. Mediat e huaja raportojnë se një shpërthim i fortë është dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit. Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat.

BBC rporton se një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka konfirmuar se një shpërthim ka ndodhur në zonë. Nuk është e qartë nëse shpërthimi ka shkaktuar viktima.