Në ditët e saj të pushimit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka bërë një ndalesë edhe në fshatin Vuno. Në llogarinë e saj në “Instagram”, diplomatja amerikane ndau me ndjekësit disa momente nga ky udhëtim.

Ajo shfaqet e ulur në tavolinë me banorët e fshatit, me të cilët pi uzo.

“Ashtu si shumë njerëz në Shqipëri dhe në Evropë, unë po bëj disa ditë pushime. Shkova në Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan për një gotë dhe për një bisedë shumë të bukur. Unë e vlerësoj gjithçka mësova për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedën për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit”, u shpreh Yuri Kim.