Scarlett Johansson është nënë për herë të dytë. Aktorja e “Black Widow” mirpriti një djalë me burrin e saj Colin Jost. Ky është fëmija i parë për çiftin, të cilët u martuan tetorin e kaluar.

Lajmin e bëri me dije vetë Cost. “Në rregull, ne kemi një fëmijë. Emri i tij është Cosmo. Ne e duam shumë.”, shkroi ai. Thashethemet se aktorja ishte në pritje të ëmbël janë qarkulluar prej kohësh por ishte Jost që e konfirmoi së fundmi këtë lajm.