Lajmet nga Anglia për një sulm të Tottenham ndaj Lautaro Martinez po bëjnë zhurmë dhe po shqetësojnë jo pak tifozët e Interit që pasi kanë humbur trajnerin Conte dhe Hakimin, po përgatiten t’i japin lamtumirën edhe Lukakut. Agjenti i sulmuesit, Alejandro Camano, në mikrofonat e TyC Sports, megjithatë, mbyti gjithçka:

“Lautaro është i lumtur te Interi dhe në Itali, vendimi i tij është të qëndrojë”.
Deklarata që mbyllen, të paktën për momentin, për një largim të qendërsulmuesit të lindur në vitin 1997. Megjithatë, pa ardhur rinovimi, tifozët e Interit duhet të jenë në ankth deri në momentin e fundit…