Presidenti afgan, Ashraf Ghani, është larguar nga vendi, konfirmoi kreu i Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar, Abdullah Abdullah, ndërsa forcat talebane kanë rrethuar Kabulin. “Ish -presidenti i Afganistanit u largua nga vendi”, thotë Abdullah, në një video në Facebook, pa dhënë detaje se ku ka ikur Ghani.

Mediet lokale raportojnë se Ghani është nisur për në Taxhikistan. Abdullah u shpreh se dëshiron që forcat e sigurisë të vazhdojnë sigurimin e Kabulit dhe kërkoi nga talebanët të presin bisedimet përpara se të hyjnë në qytet.