Prej kohësh është përfolur se Adrola Dushi dhe Capital T janë në një lidhje dhe së fundmi, modelja në një intervistë për “Revista Class” u pyet mbi thashethemet që qarkullojnë.

E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, Adrola zgjodhi t’i shmangej duke mos iu referuar Capital T. Adrola tregoi se “Kapo” i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi.

“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: “E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, u shpreh Adrola.