Autoriteti i Aviacionit Civil kreu sot një inspektim në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Sipas AAC qëllimi i inspektimit ishte verifikimi i zbatimit të masave të sigurisë nga operatori i aeroportit dhe përmbushja e standardeve kombëtare e ndërkombëtare.

Në kushtet e fillimit të operimit normal në një aeroport të ri, siç është ai i Kukësit, është detyrë e AAC monitorimi në mënyrë konsistente i përputhshmërisë së masave dhe standardeve të sigurisë.

Në aeroportin e dytë ndërkombëtar shqiptar, “Zayed-Flatrat e Veriut” në Kukës nisi fluturimet në 9 korrik. Aeroporti ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga ky aeroport.

Terminali zë një vend prej 3500 m 2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës.