Maqedonia e Veriut, ashtu si Kosova nuk ndodhet në situatë aspak pozitive si pasojë e nivelit të infektimeve nga COVID-19 dhe fataliteteve dhe për këtë arsye, BE-ja i hoqi nga lista e vendeve të sigurta. Sot në Maqedoni u shënuan 32 v i k t  i ma dhe 299 të infektuar me COVID-19 nga 2,628 teste të bëra.

Pesë viktima u shënuan në Gostivar, katër në Shkup, Tetovë dhe Kërçovë, tre në Strugë, nga dy në Kumanovë, Prilep dhe Shtip dhe nga një në Strumicë, Koçanë, Gjevgjeli, Radovish, Ohër dhe Dellçevë. Numri i përgjithshëm i të v d e k ur ve ka arritur në 5,901, shumica prej tyre në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Dibër, Strumicë, Strugë, Veles dhe Prilep. Numri i rasteve aktive ka arritur në 14,077 persona. 545 persona sot janë shëruar. Si pasojë e situatës Maqedonia vendosi rregulla të reja për hyrjen në kufi prej 1 shtatorit.