Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 3, 160 teste prej të cilave 221 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një person ka humbur jetën. Ndërkohë 21 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.688 persona.

Njoftimi i plotë: -Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19. -Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës. -Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. -Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. -Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. -Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688. -Në total numri i rasteve aktive është 888.