1505 aplikime janë realizuar online përmes e-Albania nga Administrata Doganore gjatë periudhës janar-korrik 2021. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj thotë se vetëm gjatë muajit korrik janë kryer 824 aplikime. Kjo, tha Denaj, lidhet me shtimin e 27 shërbimeve të reja. Sot 92 % e shërbimeve doganore kryhen on line, falë zbatimit të reformës së dixhitalizimit, gjë që ka sjellë reduktim të kohës dhe shërbim më të shpejtë për operatorët ekonomikë.

Për 34 shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë në rrugë elektronike.