Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 11 persona nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 10, 710 teste të realizuara, 1, 682 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Gjithashtu që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 707, 793 doza të vaksinës kundër Covid. Këtë të dielë janë shëruar 263 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 107, 288 të shëruar.