ërmes Aktit Normativ të vitit 2021, qeveria ka financuar 1 miliard lekë për financimin e fushatës së vaksinimit antikovid.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh sot se “qeveria ka mbështetur përmes financimit, objektivin për të siguruar vaksinimin e të gjithë popullsisë”.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,340,339 vaksinime në gjithë vendin, ndërkohë që në Shqipëri kanë ardhur deri tani 1,845,660 vaksina.

Muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.