Ambasadorja amerikane Yuri Kim mori pjesë mbrëmjen e djeshme në Festvalin e 8-të Hemingëay të Xhazit. Gjatë fjalës së saj ajo përshkroi mjedisin në Neë Orleans, vendi ku lindi xhazi, dhe se si ky zhanër i veçantë i muzikës erdhi nga “thyerja e rregullave dhe normave për të krijuar diçka unike dhe të bukur, diçka që ne të gjithë e njohim si tipike amerikane”.

“Ambasadorja Kim foli mbrëmë në Festvalin e 8-të Hemingway të Xhazit, ku e mirëpriti publikun me një mesazh në lidhje me historinë e muzikës xhaz dhe rolin e saj në kulturën amerikane.

Ajo përshkroi mjedisin në New Orleans, vendi ku lindi xhazi, dhe se si ky zhanër i veçantë i muzikës erdhi nga “thyerja e rregullave dhe normave për të krijuar diçka unike dhe të bukur, diçka që ne të gjithë e njohim si tipike amerikane”. Ajo falenderoi Hemingway Fan Club të Shqipërisë për organizimin e festivalit dhe për promovimin e letërsisë dhe muzikës amerikane”, njofton ambasada.